
KINA- Ndërsa Kina përgatitet të presë vitin 2025, Presidenti i vendit i është drejtuar kombit. Xi Jinping tha se askush nuk mund ta ndalojë "ribashkimin" e Kinës me Tajvanin, duke paralajmëruar për daljen në terren të atyre që Pekini i konsideron si forca pro-pavarësisë në ishull.
Komentet e Xi vijnë pas presionit në rritje në ishull vitet e fundit, me Kinën që dërgoi anije luftarake dhe avionë luftarakë në ujërat dhe hapësirën ajrore të Tajvanit.
Xi foli gjithashtu për ekonominë e Kinës duke pretenduar se ajo është "rimëkëmbur dhe është në një trajektore rritëse", pavarësisht se po përballet me sfida të rëndësishme ekonomike.
Ka pasur shqetësime në rritje në Kinë për ndikimin e Trump, që është zotuar për rritjen e tarifave për mallrat që Kina eksporton në SHBA.