Bota

Presidenti i Koresë së Jugut nuk jep dorëheqjen: Do të luftoj deri në fund!

Ai iu drejtua sot popullit të tij ku tha se veprimi i tij përbën vendim ligjor për të “parandaluar kolapsin” e demokracisë, dhe për të luftuar “diktaturën parlamentare” të opozitës.

I.F
Presidenti i Koresë së Jugut nuk jep dorëheqjen: Do të
Yoon Suk Yeol

SEUL- Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, ka mbrojtur vendimin e tij për të shpallur gjendje lufte javën e kaluar, duke thënë se e ka marrë këtë vendim për të mbrojtur demokracinë e vendit. Ai iu drejtua sot popullit të tij ku tha se veprimi i tij përbën vendim ligjor për të “parandaluar kolapsin” e demokracisë, dhe për të luftuar “diktaturën parlamentare” të opozitës.

Yoon tha se nuk do të japë dorëheqje para votimit të dytë për shkarkimin e tij, që do të mbahet të shtunën.

“Jam i vendosur edhe nëse merret vendimi për shkarkim apo hetime. Do të luftoj deri në fund”, tha ai.

Presidenti dhe aleatët e tij janë duke u përballur me hetime për kryengritje, dhe disa prej tyre janë ndaluar që të largohen prej Koresë së Jugut. Mirëpo, Yoon e ka mohuar se shpallja e gjendjes së luftës ka qenë akt rebelimi, duke pretenduar se rivalët e tij politikë janë duke krijuar tani arsyetime të rreme për ta rrëzuar nga pushteti.

Një tentativë e ligjvënësve të opozitës për ta shkarkuar atë, dështoi, pasi anëtarët e partisë së presidentit e bojkotuan procesin. Yoon i ka akuzuar edhe simpatizantët e Koresë së Veriut se po tentojnë të minojnë Qeverinë e tij, kur shpalli gjendjen e luftës më 3 dhjetor. Vendimi rezultoi me trazira politike dhe ai u detyrua të tërheqë vendimin vetëm disa orë pasi është bllokuar nga ligjvënësit. /ZËRI

Poll

MOS HUMB