Bota

Presidenti iranian konfirmon vrasjen e ministrit të Inteligjencës

Pezeshkian e ka quajtur sulmin ndaj tij “vrasje tinëzare”. 

I.F
Presidenti iranian konfirmon vrasjen e ministrit të Inteligjencës
Masoud Pezeshkian

TEHERAN- Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka konfirmuar vrasjen e ministrit të Inteligjencës Esmail Khatib, pasi Izraeli lajmëroi se vrau Khatibin në një sulm gjatë natës.

Pezeshkian e ka quajtur sulmin ndaj tij “vrasje tinëzare”. 

“Vrasja tinëzare e kolegëve të mi të dashur Esmail Khatib, Ali Larijani dhe Aziz Nasirzadeh, së bashku me disa anëtarë të familjeve të tyre dhe ata që i shoqëronin na ka lënë në zi”, ka shkruar ai në X.

Vdekjet e Larijanit, shefi i sigurisë, dhe Nasirzadehut, ministri i Mbrojtjes, janë konfirmuar më parë./ZËRI

Poll

MOS HUMB