
BRUKSEL – Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do të nisë ditën e diel një vizitë 4-ditore, në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ajo do të vizitojë Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë dhe Malit e Zi.
Der Leyen do të udhëtojë në Prishtinë të hënën, ku do të takojë presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Lajmin e ka bërë me dije Zyra e BE-së në Kosovë.
Presidentja e KE-së pritet që t’ju prezantojë liderëve të vendeve që do vizitojë, planin e rritjes të BE-së për Ballkanin Perëndimor.
Kjo është një nismë e Gjermanisë, e mbështetur nga disa vende anëtare të BE-së, që ka për qëllim të ndihmojë zhvillimin e rajonit, shtimin e bashkëpunimit mes shteteve të BP, si dhe të sigurojë tërheqjen e investimeve.
Në këtë mënyrë, shtetet e Ballkanit Perëndimor do të jenë më pranë BE-së./Zëri.ai/