
POLONI- Peshkopi Grzegorz Kaszak i dioqezës së Sosnowiec, në Poloninë jugperëndimore ka dhënë dorëheqjen këtë të martë pasi një prift u përfshi në një skandal seksual pasi organizoi orgji në famullinë e tij.
Raportohet se Vatikani e ka pranuar dorëheqjen e tij por pa thënë asnjë fjalë për ngjarjen e ndodhur. Dyshohet se gjithçka ka ndodhur në shtator të këtij vitit por iu bë publike së fundmi.
Sipas mediave të huaja, prifti kishte marrë në famulli një zhigolo dhe një tjetër dhe kishin organizuar “festë të shfrenuar”. Ngjarja ishte bërë publike vetëm pasi zhigoloja kishte humbur ndjenjat dhe ishte nevojitur thirrja e ambulancës.
“At Thomas Z. dhe dy laikë kanë kryer një shkelje shumë të rëndë të vlerave morale, të cilën Kisha nuk e toleron dhe e dënon ashpër. Ky incident është një skandal për besimtarët dhe protesta publike është e justifikuar”, thuhet në faqen e dioqezës./Zëri.ai