Bota

Të enjten takim Kurti-Vuçiç në Bruksel?

Kjo nuk është konfirmuar ende nga asnjë prej qeverive por gjasat janë që të dy liderët të jenë në Bruksel më 26 tetor.

E.K
Të enjten takim Kurti-Vuçiç në Bruksel?
Tryeza e dialogut Bruksel

TIRANË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç pritet të takohen në Bruksel të enjten e 26 tetorit. Kjo nuk është konfirmuar ende nga asnjë prej qeverive por gjasat janë që të dy liderët të jenë në Bruksel më 26 tetor.

“Plani është që katër liderët, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borrell, të kenë takim të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në margjinat e samitit të BE-së të enjten”, shkruan REL referuar burimeve në Bruksel.

Takim I të njëjtit format pritet të zhvillohet edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

Marrëdhëniet mes dy vendeve janë tensionuar që pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, ku mbeti i vrarë efektivi i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy kolegët e tij. Prishtina zyrtare akuzon Beogradin për sulmin ndërsa ky i fundit mohon të ketë lidhje.

Si organizator i sulmit është Millan Radoiçiç, ish-nënkryetari i Listës Serbe dhe një mik i presidentit Vuçiç. Radoiçiç e ka pranuar por mohon që ushtria apo forcat e sigurisë serbe të kenë gisht në sulm.

Më 21 tetor në Prishtinë e Beograd zbarkuan emisarët e dialogut të BE-së dhe SHBA-së së bashku me zyrtarë të lartë nga Franca, Emanuel Bonne, Gjermania, Jens Plotner dhe Italia, Alessandro Cattaneo. Palët duket se janë ende larg arritjes së marrëveshjes./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB