
BRITANI- Princ Harry ka bërë një deklaratë të forte së fundmi ku është shprehur se ishte në rrezik më të madh për jetën e tij sesa nëna e tij Diana. Këto deklarata lindin nga dokumentet e nxjerra në dritë nga Gjykata e Lartë dhe në të cilat flitet për racizëm dhe ekstremizëm në rastin e kërcënimeve në lidhje me Dukën e Sussex. Harry pretendon, në veçanti, se familja e tij, Meghan Markle dhe fëmijët e tij Archie dhe Lilybet, nuk kanë qenë të sigurt që kur siguria speciale e ofruar nga pallati u ul.
Dokumentet e gjykatës, të cilat nxjerrin në pah kërcënimet për të cilat flet Harry, tregojnë se al-Kaeda kishte planifikuar të vriste princin pasi ky i fundit shkroi për vrasjen e 25 luftëtarëve talebanë në librin ‘’Spare’’, në janar 2023. Ai ka kërkuar një mbrojtje më të forte për familjen e tij./ZËRI