
Grupet e të drejtave të njeriut protestuan jashtë selisë së Metës në SHBA këtë të mërkurë teksa kompania zhvilloi mbledhjen vjetore të aksionerëve. Objekti i protestës është censura “sistematike” e përmbajtjes pro-palestineze, si në rrjetet sociale të kompanisë ashtu edhe në fuqinë e saj punëtore, raporton The Guardian. Në fillim të këtij muaji, rreth 200 punonjës të Meta-s nënshkruan një letër drejtuar Mark Zuckerberg, duke i kërkuar kompanisë t'i jepte fund censurës së saj ndaj zërave pro- palestinez brenda kompanisë.
Përveç kësaj, ata bënë thirrje për më shumë transparencë ndaj publikut dhe lëshuan një deklaratë ku bënin thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm në Gaza. Ka shumë raste kur, sipas raportimeve të punonjësve të Meta-s, punonjësit janë përballur me akuza për censurë dhe shkelje të rregullave të kompanisë, me atë që ata thonë se është një "mjedis pune armiqësor dhe i pasigurt" për palestinezët, arabët, myslimanët dhe zyrtarët që janë kundër gjenocidin, thuhet në letër.
Punonjësit thanë gjithashtu se kompania nuk adresoi ankesat e jashtme për censurë, përfshirë gjetjet nga një auditim i jashtëm në 2023, i cili arriti në përfundimin se Meta kishte censuruar vazhdimisht zërat pro-palestinez në përgjigje të një konflikti në rajon para tre vjetësh. Kompania gjithashtu dyshohet se "injoroi kërkesat e arsyeshme për transparencë" në lidhje me politikat e saj të përmbajtjes, pretendojnë punëtorët, duke përfshirë një letër të dërguar nga senatori Elizabeth Warren në dhjetor 2023./ZËRI