Bota

Provokon ambasada ruse në Kanada: Kosova është Serbi!

Në një kohë që i gjithë komuniteti ndërkombëtar po shton presionin ndaj Serbisë, ambasada ruse i del në mbrojtje

E.K
Provokon ambasada ruse në Kanada: Kosova është Serbi!
Sekretari i NATO-s Stolenberg

KOSOVË- Një një kohë që tensioni në Veri të Kosovës është i lartë pas vrasjes së rreshterit të policisë Afrim Bunjaku, nga një grup paramilitarësh serbë, i vetmi shtet që i qëndron me çdo kusht në krah tëBeogradit është Rusia. Dhe jo vetëm me deklarata, por edhe me postime në rrjetet sociale.

Faqja zyrtare e Ambasadës ruse në Kanada ka polemizuar me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg, duke vendosur një mbishkrim “Kosova është Serbi” në rrjetin social X, të njohur më parë si Twitter.

Provokon ambasada ruse në Kanada: Kosova është Serbi!
Postimi ne faqen e ambasades ruse ne Kanada

Në njoftimin që Stoltenbergu ka dhënë për shtimin e trupave të KFOR-it në veri, faqja e Ambasadës ruse i ka reaguar me një foto në të cilën shkruhet “Kosova është Serbi”. Këto mesazhe që shtrembërojnë të vërtetën nuk janë të parat që përdoren nga Rusia.

Qëndrimi i NATO-s dhe i gjithë faktorit ndërkombëtar ka qenë i qartë pas sulmit të së dielës së kaluar, ku i kanë bërë thirrje Serbisë që të dorëzojë personat terroristë që dyshohet se strehohen pikërisht në shtetin amë, si dhe të largojë ushtrinë nga kufiri me Kosovën.

Vetë NATO vendosi gjatë ditës së djeshme që të shtojë trupat e KFOR në Veri, të cilët kanë për qëllim që të mbrojnë kufirin me Serbinë, e megjithatë rol kryesor për sigurinë e qytetarëve në komunat me shumicë serbe vijon që ta ketë policia e Kosovës./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB