Bota

Pse e ka ndryshuar papritur Netanyahu politikën e tij ndaj bllokadës së Gazës?

Netanyahu nuk përmendi emra, por javën e kaluar, gjatë vizitës në Gjirin Persik, vetë Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha: “Po e shqyrtojmë Gazën dhe do ta zgjidhim këtë çështje.”

F.m
Pse e ka ndryshuar papritur Netanyahu politikën e tij ndaj bllokadës
Ndihmat

GAZA- Ekspertët globalë kanë paralajmëruar për një zi buke që po kërcënon Gazën, por kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, nuk dha argumente humanitare kur shpjegoi vendimin për të lejuar furnizimet “minimale” me ushqime.

Në vend të kësaj, ai tha se ndihmat do të duhej të lejoheshin të hynin për arsye “praktike dhe diplomatike”, duke shtuar se kjo politikë ishte rekomanduar nga zyrtarët ushtarakë izraelitë.

Në një deklaratë video të postuar në llogarinë e tij në Telegram, Netanyahu pranoi se “miqtë më të mëdhenj në botë” të Izraelit – çelësi për dërgimin e armëve dhe mbrojtjen e vendit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së – kishin thënë se “nuk mund të përballonin imazhet e urisë masive”.

Netanyahu nuk përmendi emra, por javën e kaluar, gjatë vizitës në Gjirin Persik, vetë Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha: “Po e shqyrtojmë Gazën dhe do ta zgjidhim këtë çështje.”

Politikanët dhe aktivistët izraelitë të krahut të djathtë kanë nxituar të sulmojnë ndryshimin e menjëhershëm të politikave të kryeministrit izraelit - Ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë, Itamar Ben Gvir, e ka quajtur atë "një gabim të rëndë".

Megjithatë, është e dukshme që një tjetër mbështetës i vijës së ashpër, Ministri i Financave Bezalel Smotrich, nxitoi ta zbutte vendimin dhe t’i bënte thirrje publikut izraelit të përqendrohej në pamjen e përgjithshme.

Smotrich - i cili mbështet ndërtimin e vendbanimeve të reja izraelite në Gaza - theksoi se ofensiva aktuale ushtarake kishte për qëllim t'i detyronte palestinezët të shkonin në jug të Rripit "dhe prej andej, me ndihmën e Zotit, në vende të treta", duke i zhvendosur ata përgjithmonë.

Ai vazhdoi: “Është një ndryshim historik – as më pak – dhe kjo është ajo që ka rëndësi.”

Poll

MOS HUMB