
SHBA- Ndërsa Donald Trump është rrugës për në Shtëpinë e Bardhë, nuk janë të paktë ata që pyesin nëse Zonja e Parë do ta ndjekë të shoqin. PEOPLE foli me burime të shumta pranë Melania-s në një përpjekje për të përcaktuar nëse zonja Trump do të kthehet për të qëndruar në Uashington.
Edhe pse njerëzit presin që ajo të transferohet në Shtëpinë e Bardhë dhe të kryejë detyrat që ka si Zonjë e Parë, ajo vetë nuk është e etur për pushtet.
"Ajo do të ketë apartamentin e saj privat në Uashtington, ka shtëpinë e saj në Nju Jork. Në Shtëpinë e Bardhë? Nuk ka gjasa,"-thotë burimi për "People". Me Baron Trump, 18 vjeç, Melania thuhet se shpreson të kalojë më shumë kohë në Nju Jork me të birin.
“Ajo do të kalojë më shumë kohë në Nju Jork me djalin e saj, i cili është më i rëndësishëm për të se çdo gjë tjetër. Ajo definitivisht nuk do të kthehet në Uashington për të jetuar, por do të ngecë midis Floridës dhe Nju Jorkut. Melania do të bëjë atë që duhet, por do të ketë gjithmonë një jetë të sajën larg politikës,”- tha burimi për "The Post".
Melania “e urren politikën” dhe përpiqet të qëndrojë sa më larg saj./ZËRI