RUSI-Presidenti rus Vladimir Putin konfirmoi se Rusia ka marrë planin amerikan për paqen në Ukrainë. Putin tha se propozimet e Donald Trump u diskutuan gjatë samitit të dy presidentëve në Alaskë në gusht dhe se plani i sapoprezantuar me 28 pika është një version i “modernizuar” i tyre.
Putin mbështeti planin, duke deklaruar se ai mund të “shërbejë si bazë për një marrëveshje përfundimtare paqeje” në Ukrainë.
“Plani i paqes i presidentit Trump për zgjidhjen e situatës në Ukrainë u diskutua para takimit në Alaskë. Gjatë asaj diskutimi, pala amerikane na kërkoi të bëjmë disa kompromis dhe të tregojmë fleksibilitet. Mendoj se kjo është arsyeja pse u shfaq një version i ri, në thelb modernizuar, që tani përbëhet nga 28 pika. Ne kemi tekstin e tij dhe besoj se ai gjithashtu mund të shërbejë si bazë për një marrëveshje përfundimtare paqeje”, tha Putin.
Ndërkohë më herët Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, paralajmëroi se vendi po përballet me një zgjedhje të vështirë mes ruajtjes së një partneri kyç si SHBA-të dhe dinjitetit kombëtar, në një nga momentet më të rrezikshme të historisë së tij. Nga ana tjetër Donald Trump i ka dhënë Zelenskyy-t një ultimatum për t’iu përgjigjur planit 28-pikësh të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës deri më 27 nëntor./ZËRI
