Bota

Putin vizitë zyrtare në Turqi, takohet me Erdogan

Putin do të vizitojë Turqinë më 12 shkurt për t’u takuar me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan

f.t
Putin vizitë zyrtare në Turqi, takohet me Erdogan
VLADIMIR PUTIN DHE REXHEP TAJIP ERDOGAN

TURQI- Për herë të parë nga fillimi i luftës me Ukrainën, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do ta vizitojë anëtaren e NATO-s, Turqinë, për t’u takuar me presidentin Rexhep Tajip Erdogan.  Putin do të zhvillojë një vizitë në Turqi më 12 shkurt.

Ndërsa më 14 shkurt presidenti turk do të vizitojë Egjiptin, kjo do të jetë edhe vizita e tij e parë në Egjipt që nga viti 2013. Në takimin mes Erdoganit dhe presidentit egjiptian Abdel Fattah al-Sisi pritet të diskutohet ndihma humanitare për palestinezët në Gaza dhe hapat për t’i dhënë fund luftës. Rritja e tregtisë dhe përcaktimi i kufijve të juridiksionit detar në Mesdheun Lindor janë gjithashtu në agjendë, thanë zyrtarët.

Mundësitë e Putinit për të udhëtuar jashtë vendit janë kufizuar prej marsit të vitit të kaluar, kur Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) e lëshoi një urdhërarrest kundër tij në lidhje me dyshimet se ka dërguar fëmijë ukrainas në Rusi, që cilësohet si krim lufte. Gjithsesi Rusia i ka mohuar këto akuza dhe e ka cilësuar si fyerje vendimin e GJNP-së, por ka thënë se urdhërarresti është gjithsesi i pavlefshëm ligjërisht, pasi Rusia nuk është anëtare e GJNP-së./ZËRI

Poll

MOS HUMB