Bota

Qeveria e Kosovës, bonus 100 euro për pensionistët dhe për fëmijët deri në moshën 16 vjeç

Po ashtu u lajmërua se ndarja e parave do të nisi gjatë javës së ardhshme.

I.F
Qeveria e Kosovës, bonus 100 euro për pensionistët dhe për
Albin Kurti

PRISHTINË- Qeveria e Kosovës do të ndajë 100 euro shtesë për pensionistët dhe për të miturit nga 0 deri në 16 vjeç. Gjatë një konference për mediat kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministri i Financave Hekuran Murati dhanë lajmin se do të ndajnë nga 100 euro përt fëmijët dhe pensionistët.

Ata u shprehën se nuk është vetëm dhuratë për fundvitin, por edhe si investim në mirëqenien e fëmijëve pa dallim dhe mbështetje edhe për pensionistët. Po ashtu u lajmërua se ndarja e parave do të nisi gjatë javës së ardhshme.

Kjo mbështetje, shënon herën e pestë brenda mandatit të Qeverisë Kurti për pensionistët. /ZËRI

Poll

MOS HUMB