Bota

Qeveria teknike e RMV, Xhaferi dorëzon përbërjen dhe programin qeveritar

I përzgjedhuri është Talat Xhaferi, i cili pasi të marrë postin e ri të kryeministrit, do të lërë bosh atë të Kryetarit të Parlamentit për të drejtuar qeverinë teknike.

k.m.
Qeveria teknike e RMV, Xhaferi dorëzon përbërjen dhe programin
Talat Xhaferi

SHKUP- Është hera e parë në histori që Maqedonia e Veriut do të ketë një kryeministër shqiptar. I përzgjedhuri është Talat Xhaferi, i cili pasi të marrë postin e ri të kryeministrit, do të lërë bosh atë të Kryetarit të Parlamentit për të drejtuar qeverinë teknike. Talat Xhaferi ka dorëzuar në Kuvend përbërjen dhe programin e qeverisë teknike, e cila do të ketë për detyrë të organizojë edhe zgjedhjet e dyfishta, ato parlamentare dhe presidenciale që do të mbahen më 8 maj. Kuvendi do të zgjedhë Qeverinë Teknike me mandatar Talat Xhaferin. Mandati i saj do jetë 100 ditë, ndërsa detyra e këtij formati të organit ekzekutiv është përgatitja e vendit për zgjedhjet parlamentare të 8 majit.

Përbërja e re qeveritare e propozuar nga Xhaferi:

Qeveria teknike e RMV, Xhaferi dorëzon përbërjen dhe programinQeveria teknike e RMV, Xhaferi dorëzon përbërjen dhe programin

Slavjanka Petrovska, ministre që do të jetë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes
Pançe Toshkovski, ministre që do të jetë në krye të Ministrisë të Punëve të Brendshme
Krenar Loga, ministër që do të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë
Artan Grubi, ministër që do të drejtojë Ministrinë e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndër-Komuniteteve
Bujar Osmani, ministër që do të menaxhojë Ministrinë e Punëve të Jashtme
Fatmir Besimi, ministër që do të menaxhojë Ministrinë e Financave
Kreshnik Bekteshi, ministër që do të menaxhojë Ministrinë e Ekonomisë
Ljupço Nikolovski, ministër që do të menaxhojë Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave
Fatmir Mexhiti, ministër që do të drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë,
Jeton Shaqiri, ministër që do ta drejtojë Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës
Gjoko Velkovski, ministër që do të menaxhojë Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale
Risto Penov, ministër që do të drejtojë Ministrinë e Çështjeve të Vetëqeverisjes Lokale
Bisera Kostadinovska-Stojçevska, ministre që do të drejtojë Ministrinë e Kulturës
Azir Aliu, ministër që do të menaxhojë Ministrinë e Shoqërisë Informative dhe Administratës
Blagoj Boçvarski, ministër që do të menaxhojë Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve,
Kaja Shukova, ministre që do të menaxhojë Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Për ministrat pa ministri:

Bojan Mariçiç, ministër pa portofol i ngarkuar me çështje evropiane
Fatmir Bytyçi, ministër pa portofol i ngarkuar me çështje ekonomike, koordinim i portofoleve ekonomike dhe investimeve,
Slavica Grkovska, ministre pa portofol përgjegjës për politikat për qeverisje të mirë.

Si u premtua kryeministri i parë shqiptar?

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, Bashkimi Demokratik për Integrim që drejtohet nga Ali Ahmeti garoi me sloganin “Për kryeministrin e parë shqiptar”, ndërsa kandidat të saj kishte juristin dhe ish-politikanin Naser Ziberi. Meqë zgjedhjet ishin fituar nga Lidhja Social Demokrate, kryeministër ishte zgjedhur Zoran Zaev, që atëkohë drejtonte LSDM-në. Por, për të përmbushur premtimin e BDI-së, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti në marrëveshjen për bashkëqeverisje ishin pajtuar që në 100 ditët e fundit të punës së Qeverisë, kryeministër të caktohet një kandidat i propozuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Bëhet fjalë për Qeverinë teknike, e cila parashihet me Ligjin për zgjedhjet dhe si detyrë kryesore ka organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve, ndërsa pjesë e saj do të jetë edhe opozita maqedonase me dy ministra dhe tri poste të zëvendësministrave. Por edhe pse opozita, e cila kryesohet nga VMRO DPMNE-ja, do të ketë poste në qeverinë teknike, sërish ka deklaruar se nuk do të votojë për zgjedhjen e Talat Xhaferit, pasi e akuzon për shkelje ligjore gjatë punës si kryetar Kuvendi./ZËRI

Poll

MOS HUMB