
GAZA- Youmna El-Qunsol, reporterja e Al Jazeera ka shpëthyer në lot teksa fliste për situatën në Rripin e Gazës ku vijon lufta prej 7 tetorit. Në një telefonatë, Youmna El-Qunsol dëgjohet të thotë se është përballur me familje që nuk kanë ushqim, ujë, energji elektrike dhe se nuk bëhet fjalë për lidhje interneti. Gazetarja rrëfen se ka marrë gjithçka që ka mundur e bashkë me fëmijët e saj janë larguar që aty dhe se në të njëjtën situatë ndodhen të gjitha familjet.
“Jam mirë, situata është ekstremisht e tmerrshme. Nuk kemi energji elektrike, nuk kemi ujë dhe as internet. Kam marrë ato që mundesha të merrja brenda pak orëve për fëmijët e mi dhe kështu bëjnë të gjitha familjet. Të gjitha janë njësoj. Nuk jam thjesht unë, kështu janë të gjitha familjet. Kemi marrë thjesht pak ushqim dhe disa pije me vete. As në dyqane nuk gjen dot më asgjë. Edhe në supërmarkete, ne mezi gjejme ujë, ushqim apo diçka tjetër. Jemi totalisht jashtë gjithë pjesës tjetër të botës. Kemi marrë shumë pak gjëra Rob, ato që mundëm,”- thotë ajo mes lotëve.
View this post on Instagram
Izraeli ka urdhëruar një "rrethim të plotë" të Gazës duke përfshirë ndalimin e furnizimeve me energji elektrike, ushqim, ujë dhe karburant. Po ashtu forcat izraelite kanë bombarduar territorin me popullsicivile në Gaza si hakmarrje për sulmet shkatërruese terroriste të Hamasit të 7 tetorit .
Të paktën 1,900 palestinezë janë vrarë nga bombardimet pothuajse të vazhdueshme në Gaza, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, duke përfshirë gazetarë, mjekë dhe civilë të tjerë. Para paralajmërimit të evakuimit, më shumë se 400,000 palestinezë ishin zhvendosur brenda vendit, tha OKB në një deklaratë./Zëri.ai