Bota

VIDEO/ Alarm për bombë dhe në Pallatin e Versajës, evakuohet ndërtesa

Alarmi erdhi përmes një mesazhi anonim në faqen moncommissariat.fr, tha një burim i afërt me çështjen për AFP.

F.m
VIDEO/ Alarm për bombë dhe në Pallatin e Versajës, evakuohet
Versaje

FRANCË- Alarmi i dytë për bombë në Francë! Të gjithë personat që ndodheshin në Pallatin e Versajës janë nxjerrë jashtë me emergjencë pas një alarmi për bombë. Pamjet teksa vizitorët dalin jashtë janë publikuar në rrjetet sociale, ndërkohë që në sfons dëgjohen dhe sinjali i alarmit.

Alarmi erdhi përmes një mesazhi anonim në faqen moncommissariat.fr, tha një burim i afërt me çështjen për AFP.

I njëjti burim tregoi se monumenti nuk do të rihapet sot. Muzeu i Luvrit në Paris është gjithashtu i mbyllur sot, ndërsa Franca është aktualisht në alarm pas sulmit terrorist në një shkollë të mesme në Arras, i cili i kushtoi jetën një mësuesi.

Poll

MOS HUMB