Bota

Reshje bore, shi dhe erë/ Përgatituni: I ftohti polar vjen nga Ukraina

Sipas parashikimeve të meteorologëve, edhe Shqipëria pas datës 10 janar do të preket nga i ftohti polar.

f.t
Reshje bore, shi dhe erë/ Përgatituni: I ftohti polar vjen nga Ukraina
foto ilustruese

Viti 2024 ka nisur me reshje të pakta dhe vranësira, por me temperatura të larta. Situata ka ndryshuar dhe dimri po vjen vërtet, pasi moti i ftohtë nga Ukraina po i afrohet vendeve të tjera.

Europa tashmë vijon të jetë e mbërthyer nga moti i keq. Anglia po përballet me përmbytje katastrofike, në Gjermaninë veriore rrezikohet shembja e digave ndërsa Franca është në alarm për ngricat e rrezikshme.

Në zonat e Egjeut priten stuhi, në veri të Greqisë do të mbizotërojë ngrica e fortë. Vala e dytë, dhe më e fortë, pritet fundjavën e ardhshme, me rënie të mëtejshme të temperaturave deri në 3 gradë.

Prej disa ditësh bora është kthyer në akull në një pjesë të Danimarkës, duke shkaktuar probleme në rrugë. Gjithashtu në Skandinavi për të dytën ditë radhazi temperaturat kanë shënuar minus 40 gradë celsius, ndërsa në Suedi kanë arritur deri në minus 43 gradë, rekord i regjistruar në 25 vite më parë. 

Sipas parashikimeve të meteorologëve, edhe Shqipëria pas datës 10 janar do të preket nga i ftohti polar. Nga dita e sotme reshjet e shiut dhe borës kanë preku të gjithë vendin, ndërsa priten ulje të temperaturave./ZËRI

Poll

MOS HUMB