
KORFUZ- Një revoltë ka nisur në burgjet e Korfuzit, kur të burgosurit refuzojnë të hyjnë në qelitë e tyre. Ata i kanë vendosur flakën dyshekëve dhe po shkaktojnë trazira brenda godinës. Gjeorgjianët dhe shqiptarët po mbahen në zonat A dhe Z, aty ku edhe kanë nisur incidentet, kanë nisur protestat për kontrollin e kryer në qelitë e tyre disa ditë më parë ku u gjetën telefona celularë.
Por edhe pse tashmë janë në revoltë, nuk dihet se cilat janë kërkesat e tyre.
Për t'i dëgjuar të burgosurit në godinë është futur edhe një grup negociator që prihet nga një prokuror dhe një negociator i Policisë greke.
Deri më tani, duket se negociatat nuk po kanë sukses pasi të burgosurit refuzojnë të hyjnë në qelitë e tyre në trarin Z./ZËRI