Bota

Richard Grenell tregon 'prapaskenat' që burgosën Thaçin

Ndër të tjera Grenell u shpreh se Thaçi u akuzua pas publikimit të lajmit se ai dhe Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ishin nisur drejt Shtëpisë së Bardhë për të finalizuar marrëveshjen.

E.K
Richard Grenell tregon 'prapaskenat' që burgosën
Hashim Thaçi, Jack Smith dhe Richard Grenell

SHBA- Ish-i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell ka treguar së fundmi dhe parapaskenat që sipas tij çuan në burgosjen e ish-Kryeministrit dhe ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në Hagë. Në një intervistë online në podcastin me Donald Trump Jr, Grenell, i cili e mbante postin e të dërguarit gjatë presidencës së Trump tha, se aktakuza ndaj ish-Presidentit Hashim Thaçi nga Dhomat e Specializuara erdhi pasi patën filluar negociatat për arritjen e “marrëveshjes finale e cila përfshinte edhe zhbërjen e Gjykatës Speciale”.

Ndër të tjera Grenell u shpreh se Thaçi u akuzua pas publikimit të lajmit se ai dhe Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ishin nisur drejt Shtëpisë së Bardhë për të finalizuar marrëveshjen. Grenell nuk kurseu as akuzat për Jack Smith, i cili së fundmi po heton ish-Presidentin Donald Trump. Ky i fundit kërkon një mandat tjetër për në Zyrën Ovale.

Richard Grenell: Një grup prokurorësh nuk mundën të gjenin prova kundër Thaçit dhe ish-prokurori tha se nuk kishte asgjë në të e mbylli dosjen dhe iku. Haga vazhdoi të shpenzonte dollarët amerikanë dhe Jack Smith shpenzoi vite duke hetuar për krime lufte. Duhej ta negocionim dhe ta arrinim një marrëveshje historike mes të dyja palëve. Unë i tregova Departamentit të Drejtësisë se ata (Hashim Thaçi dhe Vuçiç kishin rënë dakord ta zhbënin gjykatën në Hagë, që drejtohej nga Jack Smith, me marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë. Dy ditë më vonë dëgjova se Smith kishte thënë, ‘Nuk mund ta bëni’. Tri a katër javë më vonë, Jack Smith njoftoi për aktakuzën ndaj Thaçit. Para se të vinte në Shtëpinë e Bardhë, Thaçi u dërgua në Hagë dhe ende është në burg. Kjo komunikatë hodhi në erë dhe pamundësoi takimin shumë të rëndësishëm në Shtëpinë e Bardhë, duke i dhënë goditje të fortë mundësisë së arritjes së paqes Kosovë-Serbi./ZËRI

Poll

MOS HUMB