Bota

Tragjedi në Rusi, autobusi del nga rruga dhe bie në lumë! PAMJET kur shemb barrierat e urës

Sipas informacioneve zyrtare të autoriteteve, tre persona janë gjetur të vdekur, ndërsa gjendja e katër pasagjerëve të tjerë, nga gjithsej gjashtë të shtruar në spital, është kritike.

E.K
Tragjedi në Rusi, autobusi del nga rruga dhe bie në lumë! PAMJET
Pamje nga vendi i ngjarjes

RUSI- Një tragjedi është regjistruar mesditën e së premtes në Shën Petersburg të Rusisë, kur një autobus me rreth 15 pasagjerë bie ng aura dhe përdundon në lumin Moyka. Sipas informacioneve zyrtare të autoriteteve, tre persona janë gjetur të vdekur, ndërsa gjendja e katër pasagjerëve të tjerë, nga gjithsej gjashtë të shtruar në spital, është kritike. Tre persona të tjerë u shpëtuan nga autobusi i fundosur në ujë.

Në videot e publikuara shihet autobusi duke lëvizur në një kryqëzim, bën lëvizje të pakontrolluara dhe më pas shemb barrierën mbrojtëse dhe bie në lumë. Shoferi i autobusit, i cili për një arsye të panjohur ka humbur kontrollin e mjetit, është arrestuar dhe po merret në pyetje, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Brendshme ruse.

Ndërkohë, në vendin ku autobusi është “zhytur”, është ngritur një operacion i madh shpëtimi, ku 69 persona dhe 18 makineri punojnë për të shpëtuar pasagjerët e autobusit dhe për t’i nxjerrë nga uji./ZËRI

Poll

MOS HUMB