Bota

Rishi Sunak mbërrin në Izrael, kërkon korridor humanitar për Gazën

Sunak do të zhvillojë një vizitë dyditore në Izrael dhe vendet e tjera pranë konfliktit, ku do të kërkojë krijimin e një korridori humanitar në Gaza, si dhe për të nxjerrë nga aty shtetasit britanikë që kanë mbetur të bllokuar

E.K
Rishi Sunak mbërrin në Izrael, kërkon korridor humanitar për
Rishi Sunak ne Izrael

IZRAEL- Një tjetër lider i rëndësishëm shkon në Izrael në mes të luftës për të shprehur mbështetje ndaj qeverisë vendase. Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Tel Aviv, ku është shprehur se sulmet e Hamasit më 7 Tetor ishin një akt i tmerrshëm terrorizmi, teksa përsëriti mbështetjen e Britanisë për Izraelin.

“Sulmet e Hamasit më 7 Tetor ishin një akt i papërshkueshëm dhe i tmerrshëm terrorizmi. Britania e Madhe qëndron në krah të Izraelit”, tha Sunak.

Kryeministri britanik, Sunak, e bëri deklaratën në një prononcim të shkurtër për gazetarët pas mbërritjes në Izrael në aeroportin e Tel Avivit. Ai shtoi se pret takimet me zyrtarët e lartë izraelitë teksa shtoi se shpreson që ato të jenë takime që do të sjellin produktivitet.

“Pres me shumë padurim takimet e mia më vonë me kryeministrin dhe presidentin dhe shpresoj shumë që ato të jenë takime produktive”, tha Sunak.

Kryeministri i Britanisë së Madhe Rishi Sunak mbërriti në Izrael mëngjesin e sotëm për një vizitë 2-ditore në këtë rajon, ku pritet që të vizitojë edhe vende të tjera. Zyra e Kryeministrit britanik ka njoftuar se Sunak do të shprehë ngushëllimet për viktimat në Izrael dhe në Gaza si pasojë e sulmeve terroriste të Hamasit.

Sunak do të kërkojë një mundësi që të krijohet korridor humanitar për të dërguar ushqime në Gaza dhe që shtetasit britanikë që janë bllokuar aty të mund të largohen./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB