Bota

I mbijetuari i sulmit të Hamasit: Sulmuesit qeshën teksa përdhunuan dhe vranë një grua

Cohen kishte shkuar në festivalin e muzikës Nova në shkretëtirën e Izraelit jugor për të qenë me të dashurën e tij prej dy muajsh, Maya. 

f.t
I mbijetuari i sulmit të Hamasit: Sulmuesit qeshën teksa
Raz Cohen

GREQI- Raz Cohen, një nga të mbijetuarit e sulmit vrastar të Hamasit në Izrael më 7 tetor, ka rrëfyer momente nga tmerri. Në një imtervistë për CNN tregon se si sulmuesit abuzonin seksualisht me vajzat dhe gratë e më pas i vrisnin.

"Pesë burra dolën nga furgoni dhe kapën një grua, duke i shqyer rrobat e saj ndërsa formuan një rreth rreth saj. Njëri e përdhunoi dhe e vrau me thikë. Pastaj ai e përdhunoi atë përsëri,"-tha ai për CNN.

Ai më tej rrëfen se ishte detyryar të fshihej pas një shkurreje dhe pa skenën e rëndë të përdhunimit. Cohen kishte shkuar në festivalin e muzikës Nova në shkretëtirën e Izraelit jugor për të qenë me të dashurën e tij prej dy muajsh, Maya. Ajo u përpoq të ikte me një shoqe tjetër, por nuk ia dolën dhe u vranë. Cohen pa një tjetër grua të re të qëlluar në kokë, ndërsa ai vrapoi për t'u fshehur në një shkurre.

Rreth 1200 njerëz u vranë dhe më shumë se 200 u morën peng në sulmet që u dënuan globalisht dhe çuan në një përgjigje masive ushtarake izraelite. Lufta e mëvonshme e Izraelit kundër Hamasit në Gaza ka marrë jetën e më shumë se 22,000 palestinezëve, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të kontrolluar nga Hamasi./ZËRI

Poll

MOS HUMB