Bota

Rrëzohet një tjetër avion, trupi i pilotit gjendet i pajetë në det

Autoritetet franceze bëjnë me dije se trupi i pilotit u gjet në det, ndërsa deri më tani nuk është bërë ende i ditur identiteti i tij apo edhe shkaqet e aksidentit.

f.t
Rrëzohet një tjetër avion, trupi i pilotit gjendet i pajetë
PAMJE NGA NGJARJA

FRANCË-Një avion është rrëziar në Francë, ku piloti ka humbur jetën. Autoritetet franceze bëjnë me dije se trupi i pilotit u gjet në det, ndërsa deri më tani nuk është bërë ende i ditur identiteti i tij apo edhe shkaqet e aksidentit.

Aksidenti ndodhi pak para Patrouille de France, e cila është pjesë e Forcave Ajrore dhe Hapësinore, dhe i dhuron publikut një spektakël për të shënuar 80-vjetorin e Zbarkimit në Provence. Shfaqja ajrore filloi në orën 16:30. Avioni që u rrëzua ishte i dyti që kaloi.

Rastet e rrëzimit të avionëve kanë qenë të shpeshta dhe fatale, ku Scott Bloomquist, legjenda e garave me makina humbi jetën po këtë të premte (16 gusht) në një aksidenti ajror. Ndërkohë disa ditë më parë një avion u rrëzia në Brazil, ku 62 pasagjerë në bord humbën jetën./ZËRI

Poll

MOS HUMB