
Në vitin 2023, në Gjermani u regjistruan më shumë vdekje nga droga se kurrë më parë. Komisioneri Federal i Narkotikëve Burkhart Blinert shpreh shqetësimin e tij dhe bën thirrje për parandalim të këtij fenomeni. Sipas Blinnert, 2227 njerëz vdiqën nga përdorimi i drogës në vitin 2023, numri më i lartë i regjistruar ndonjëherë. Vdekjet ishin 237 më shumë se një vit më parë.
Bëhej fjalë për 1,844 burra dhe 383 gra, me një moshë mesatare 41 vjeç. Në 712 raste shkak i vdekjes është përdorimi i heroinës, ndërsa vdekjet nga kokaina dhe krak janë në rritje. Të dhënat tregojnë gjithashtu se problemi i përdorimit “të përzier” po përkeqësohet në Gjermani, ku gjithnjë e më shumë përdorues përdorin më shumë se një drogë në të njëjtën kohë.
Për më tepër, megjithëse tendenca globale tregon një preferencë për opioidet dhe stimuluesit më të lirë dhe më të fortë, të promovuar nga kartelet ndërkombëtare, në Gjermani dhe Evropë oferta dhe kërkesa për kokainë po rritet në qiell. Komisioneri Federal shprehu gjithashtu besimin se numri i vërtetë i vdekjeve nga droga është shumë më i lartë, pasi testet toksikologjike dhe autopsitë nuk kryhen në shumë raste vdekjesh. Ai kërkoi vazhdimin e masave parandaluese.
“Situata është jashtëzakonisht e dhimbshme. Pas shifrave të larta, ka dhimbje të pafundme për viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë ne," vuri në dukje komisioneri Blinert./ZËRI