Bota

Rusia bombardon Ukrainën dhe për festa, 30 të vdekur

Rusia ka bombarduar qytetet ukrainase edhe në periudhë festash.

D.XH
Rusia bombardon Ukrainën dhe për festa, 30 të vdekur
Ukraine

UKRAINË – Rusia ka nisur një ofensivë ndaj Ukrainës, edhe në ditët e festave, duke bombarduar qytetet ukrainase. Mediat botërore raportojnë se së paku 30 persona kanë vdekur nga sulmet e fundit të Moskës në shtetin ukrainas. Në një postim në Telegram, policia ukrainase lajmëroi se gjithashtu nga sulmet janë plagosur 132 persona.

Rusia bombardon Ukrainën dhe për festa, 30 të vdekur
Ukraine 2

Të vdekurit dhe të plagosurit sipas rajoneve:

Dnipro - pesë persona të vrarë dhe 28 të plagosur, mes tyre një fëmijë dhe një polic

Kharkiv - tre të vdekur dhe 13 civilë të plagosur

Zaporizhzhia - katër të vrarë dhe 12 të plagosur

Odesa - dy të vdekur dhe 27 të plagosur, me të tjerë të dyshuar të vdekur nën rrënoja

Lviv - një i vrarë dhe 27 të plagosur

Kiev - tre persona humbën jetën dhe 22 të tjerë u plagosën.

Rusia aneksoi fillimisht disa rajone ukrainase, ndërsa në mars 2022 pushtoi të gjithë territorin e Ukrainës./ZËRI/

Poll

MOS HUMB