Bota

Rusia lëshon urdhërarrest për 3 zyrtarë të Policisë së Kosovës

Urdhërarresti ndaj tyre thuhet se vjen për shkak të arrestimit të një shtetasi rus në veri të Kosovës.

f.t
Rusia lëshon urdhërarrest për 3 zyrtarë të
foto ilustruese

KOSOVË- Tre zyrtarë të Policisë së Kosovës janë në kërkim për t'u arrestuar nga Rusia. Bëhet fjalë për shefat e njësive elitare të Policisë së Kosovës.

Urdhërarresti ndaj tyre thuhet se vjen për shkak të arrestimit të një shtetasi rus në veri të Kosovës në maj të vitit 2019.

Më 31 maj të vitit 2019, Policia e Kosovës gjatë një aksioni në veri të Mitrovicës kishte arrestuar 19 pjesëtarë të policisë të cilët kanë qenë të dyshimtë, 10 qytetarë që kanë qenë të dyshuar, 9 qytetarë të tjerë të cilët kanë penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës si dhe 1 zyrtar të UNMIK-ut, me nënshtetësi ruse./ZËRI

Poll

MOS HUMB