Bota

UPS! Joe Biden bën gafën e radhës

Mirëpo, në deklaratat që ka bërë në Shtëpinë e Bardhë, përballë kryeministrit të Italisë Giorgia Meloni, Biden dëgjohet të thotë se pikat do të bëhen në Ukrainë.

E.K
UPS! Joe Biden bën gafën e radhës
Joe Biden

SHBA- Nuk kanë fund gafat dhe gabimet e presidentit amerikan Joe Biden. Të premten, Biden njoftoi se kishte urdhëruar ushtrinë të vazhdonte me dërgimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës. Të paktën kështu e kishte ndërmend ta  thoshte.

Mirëpo, në deklaratat që ka bërë në Shtëpinë e Bardhë, përballë kryeministrit të Italisë Giorgia Meloni, Biden dëgjohet të thotë se pikat e shpërndarjes do caktoheshin në Ukrainë, situatë që shkaktoi jo pak konfuzion. Situata u sqarua më vonë nga zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, i cili tha se presidenti "i referohej Gazës"./ZËRI

Poll

MOS HUMB