Bota

Rusia sulmon me raketa balistike shkollën dhe spitalin në Ukrainë, 41 të vdekur dhe 180 të plagosur

Sipas informacioneve, dy raketa balistike goditën një shkollë dhe një spital.

I.F
Rusia sulmon me raketa balistike shkollën dhe spitalin në
Pamje nga sulmi rus në Ukrainë

KIEV- Rusia ka sulmuar me raketa balistike Ukrainën, duke shkaktuar 41 të vdekur dhe 180 të plagosur në Poltava. Sipas informacioneve, dy raketa balistike goditën një shkollë dhe një spital.

Një nga godinat e Institutit të Komunikimeve është shkatërruar pjesërisht. Sipas autoriteteve ka njerëz të groposur në rrënoja dhe po zhvillohen operacione kërkim-shpëtimi.

Presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky nëpërmjet një deklarate tha se i vjen keq për sulmin e ndodhur dhe se forcat operacionale janë në terren.

“Ngushëllimet e mia për të gjithë të afërmit dhe miqtë. Në operacionin e shpëtimit janë përfshirë të gjitha shërbimet e nevojshme. I jam mirënjohës të gjithëve që reaguan menjëherë pas sulmit dhe u përpoqen të ndihmojnë njerëzit që të shpëtojnë të tjerët”, tha Zelensky.

Ekipet e shpëtimit kanë arritur të shpëtojnë 25 persona, ndërsa po vazhdojnë kërkimet për të tjerë që kanë mbetur në rrënoja. /ZËRI

Poll

MOS HUMB