Bota

Rusia u ndalon hyrjen në territorin e saj dy zyrtarëve të lartë të DASH

Lista, që tashmë numëron 2.078 persona, shënjestron përfaqësuesit e Qeverisë amerikane, afaristët, gazetarët dhe akademikët.

f.t
Rusia u ndalon hyrjen në territorin e saj dy zyrtarëve të
FOTO ILUSTRUESE

RUSI- Rusia ka ndaluar hyrjen mbi 200 qytetarëve amerikanë, përfshirë edhe këshilltarit të lartë politik të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, dhe zëdhënësit të këtij institucioni, Matthew Miller, shkruajnë mediat e huaja.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha përmes një deklarate se 227 amerikanëve u është ndaluar hyrja në Rusi “sepse ata janë të përfshirë në hartimin, zbatimin dhe justifikimin e kursit rusofobik të administratës aktuale të Shteteve të Bashkuara si dhe janë të përfshirë drejtpërdrejtë në veprimet kundër Rusisë”.

Lista, që tashmë numëron 2.078 persona, shënjestron përfaqësuesit e Qeverisë amerikane, afaristët, gazetarët dhe akademikët. Një ditë më herët, Austria urdhëroi dy diplomatët rusë të largoheshin nga shteti, pasi tha se ata kishte vepruar në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik, duke i shpallur “persona të padëshiruar”./ZËRI

Poll

MOS HUMB