Bota

Serbët e zhvensour nga Kosova: Do bllokojmë rrugët në drejtim të Kurshumlisë

Organizata e ashtuquajtur "Serbët e zhvendosur" tha se do ndalojë makinat e shqiptarëve, që shkojnë drejt Serbisë.

D.XH
Serbët e zhvensour nga Kosova: Do bllokojmë rrugët në
Kosove

KOSOVË- Serbët e zhvendosur nga Kosova kanë paralajmëruar bllokimin e rrugës dhe kalimit të makinave të shqiptarëve, që vijnë nga vendkalimi Merdar drejt Kurshumlisë, Nishit dhe Beogradit, në drejtim të Suboticës.

Sipas njoftimit, nga ora 12:00 deri në orën 15:00 do të bllokohet qarkullimi i automjeteve që drejtohen nga shqiptarët përmes vendkalimit Merdarë drejt Kurshumlisë, Nishit dhe Beogradit dhe më tej në drejtim të Suboticës, përfshirë kufirin me Hungarinë.

“Bllokimi i rrugës do të jetë çdo të hënë nga tri orë përkatësisht nga ora 12.00 deri në ora 15.00 dhe atë deri në ndalimin e terrorit të përditshëm ndaj popullit tonë në Kosovë. Terrori që ata përjetojnë serbët dhe jo-shqiptarët është bërë i padurueshëm dhe shumë afër është edhe konflikti me pasoja të paparashikueshme“, thuhet në deklaratën e Shoqatës të Personave të Zhvendosur serb, të tubuar në këshillin iniciues të serbëve të Podujevës në Kosovë.

Ata kërkojnë nga presidenti Aleksandër Vuçiç dhe ministri i Jashtëm Ivica Daçiç, por edhe anëtarë të tjerë të Qeverisë së Serbisë, që urgjentisht të ankohen tek ndërkombëtarët, për atë që e quajnë “presion dhe terror mbi serbët e Kosovës”./ZËRI/

Poll

MOS HUMB