
KOSOVË- Prokuroria Speciale në Kosovë ka njoftuar sot më 26 dhjetor 2023, se ka ngritur akuzë ndaj një personi me inicialet D.M, që dyshohet se ka kryer krime ndaj popullsisë civile në luftën e Kosovës. I dyshuari i përket nacionalitetit serb dhe akuzohet se ka kryer krime, kur ka qenë roje burgu në Prishtinë dhe Lipjan në vitet 1998-1999.
“Në cilësinë e personit zyrtar dhe në bashkëkryerje edhe me zyrtarë tjerë të burgjeve, në mënyrë sistematike i kishin keqtrajtuar të burgosurit shqiptarë, duke i torturuar në mënyrë çnjerëzore me mjete të ndryshme, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.
Serbi akuzohet për veprën penale ‘Krime lufte kundër popullatës civile’, por edhe ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të armëve të zjarrit’./ZËRI/