
BEOGRAD- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka dhënë një intervistë për median britanike BBC, ku ka promovuar dhe idenë e “Serbisë së Madhe”. Gjatë intervistës ai u pyet për Srebrenicën, Kosovën dhe bashkëpunimin me Rusinë. Por ishte pikërisht një pyetje e gazetarit Stephen Sackur, që nervozoi Vuçiç, nëse Serbia de facto e njeh Kosovën. Presidenti serb, e mohoi këtë, ku shtoi se ai do të vazhdojë partneritetin me Rusinë.
Presidenti serb këtë nuk e pranoi, e nënvizoi po ashtu se nuk heq dorë nga partneriteti me Rusinë.
Vuçiç: Ne kurrë nuk e kemi njohur Kosovën. Kjo nuk është thënë apo shkruar asnjëherë. Ne po përpiqemi të jetojmë në paqe”.
Është e qartë se Serbia nuk do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian derisa ta njohë Kosovën.
Vuçiç: NATO ka thyer të gjitha rregullat duke bombarduar Serbinë dhe se vendet evropiane që e njohin Kosovën po shkelin Rezolutën 1244 dhe në këtë mënyrë sipas tij ‘duke shkelur kufijtë kushtetues të Serbisë.
Gazetari e pyeti Vuçiç lidhur me pjesëmarrjen e tij në radikalët gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë, por edhe me ndryshimet e tij, dhe e pyeti si ishte për të koha kur ishte pjesë e radikalëve.
“Ideologjikisht ishim të përkushtuar ndaj idesë së Serbisë së Madhe. Ideja që e çoi Ballkanin në kohë të errëta, në luftë, në krime lufte dhe humbje jetësh. Nuk më vjen turp, e pranoj se kam ndryshuar, por nuk jam dakord me ju se kush është fajtori për problemet në Ballkan dhe shpërbërja e Jugosllavisë, nuk e kam fjalën vetëm për problemet e brendshme në Jugosllavi, por edhe ndaj rolit të Perëndimit jam pjekur, jam i rritur dhe duhet të kujdesem për njerëzit e mi”, u shpreh ai.
Më tej Vuçiç shprehet se nuk është gati të flas për Srebenicën, por e pranoi se ishte një ngjarje e tmerrshme.
“Askush nuk e kundërshton se ishte një ngjarje e tmerrshme apo se ndodhi. Unë jam gjithmonë i gatshëm të bëj haraç për viktimat, por nuk jam gati të flas në një mënyrë që krijon pyetje dhe probleme të reja politike”, u përgjigj ai. /ZËRI