Bota

Sërish tensione! Mbyllen 5 komuna paralele serbe në veri të Kosovës

Policia e Kosovës, tha se operacioni në komunat në veri të vendit u zhvillua për të ndërprerë veprimtaritë në “pesë objekte të cilat janë shfrytëzuar në cilësi të komunave ilegale, e të cilat janë në kundërshtim me rendin juridik kushtetues”.

F.I
Sërish tensione! Mbyllen 5 komuna paralele serbe në veri të
foto ilustruese

KOSOVË-Autoritetet në Kosovë mbyllën të premten komunat paralele serbe në veri të vendit, një veprim që ka të ngjarë të nxisë tensione të reja, në një kohë kur qeveria e Kosovës është kritikuar nga diplomacia perëndimore për “hapa të njëanshëm” në zonë. Policia e Kosovës, tha se operacioni në komunat në veri të vendit u zhvillua për të ndërprerë veprimtaritë në “pesë objekte të cilat janë shfrytëzuar në cilësi të komunave ilegale, e të cilat janë në kundërshtim me rendin juridik kushtetues”.

Pas aksionit të Policisë, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka treguar se sa institucione ilegale janë mbyllur. Krasniqi sqaroi se bëhet fjalë për mbylljen e disa institucioneve paralele që ishin me direktiva të Serbisë.

“Sot, pas një koordinimi të ngushtë në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës, janë mbyllur institucionet paralele ilegale të Vetëqeverisjes Lokale, të cilat kanë funksionuar nën direktiva të Serbisë duke cënuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.

Krasniqi tha se komunat paralele të cilat nuk do të operojnë më janë: Qarku i Mitrovicës së Kosovës, Komuna paralele e Mitrovicës, Komuna paralele e Zveçanit, Komuna paralele e Zubin Potokut, Komuna paralele e Leposaviqit. Këto 5 sot i bashkohen 7 komunave të tjera paralele të cilat u mbyllën në Prizren, Pejë, Suharekë, Istog, Klinë, Rahovec dhe Dragash. Katër komunat me shumicë serbe në veri, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, udhëhiqen nga kryetarë shqiptarë prej majit të vitit të kaluar, kur ata morën mandatin nga zgjedhjet lokale që u bojkotuan nga popullata shumicë serbe.

Në fillim të muajit gusht autoritetet mbyllën Postën e Serbisë në veri dhe shpalosën planet për të hapur urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë për trafikun e makinave.

Poll

MOS HUMB