Bota

SHBA e 'prerë', kritika Kosovës për dinarin! Serbisë i 'tërheq veshin' për 24 shtatorin

Po ashtu SHBA-të shprehen të shqetësuara në lidhje me aksionet e fundit të Policisë së Kosovës, duke përfshirë bastisjet e institucioneve të mbështetura nga Serbia dhe mbylljen e shërbimeve në të cilat mbështeten qytetarët e Kosovës.

E.K
SHBA e 'prerë', kritika Kosovës për dinarin!
Foto ilustruese

KOSOVË- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë të prera këtë të premte me Serbinë dhe Kosovën, sa i përket dialogut dhe përplasjeve të fundit. Misioni i SHBA-së në OSBE, në një deklaratë të lëshuar sot ka kritika të forta për Beogradin dhe Prishtinën. Për këtë të fundit theksi vihet tek vendimi i fundit i Bankës Qëndrore të Kosovës për heqjen e dinarit serb. Po ashtu SHBA-të shprehen të shqetësuara në lidhje me aksionet e fundit të Policisë së Kosovës, duke përfshirë bastisjet e institucioneve të mbështetura nga Serbia dhe mbylljen e shërbimeve në të cilat mbështeten qytetarët e Kosovës.

“Vendimi i njëanshëm i Kosovës për të kufizuar importimin e dinarit serb nuk i ndihmon këto objektiva. I bëjmë thirrje Kosovës që të shtyjë menjëherë zbatimin e këtij vendimi dhe palët e përfshira të kërkojnë zgjidhje në kuadër të Dialogut. Ne jemi gjithashtu thellësisht të shqetësuar për veprimet e fundit dhe të pakoordinuara që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës, duke përfshirë bastisjet e institucioneve të mbështetura nga Serbia dhe mbylljen e shërbimeve në të cilat mbështeten qytetarët e Kosovës. Këto veprime nuk janë në përputhje me përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të adresuar në mënyrë konstruktive çështjet që prekin komunitetin e pakicës serbe në Kosovë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në deklaratë.

Po kaq e ashpër SHBA është dhe me Serbinë. Sipas saj, Beogradi zyrtar ka dështuar për vendosjen para drejtësisë të autorëve të sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, në Veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy kolegë të tij.

“Ndërkohë, dështimi i Serbisë për të kërkuar përgjegjësi nga autorët e sulmeve të 24 shtatorit pranë Manastirit të Banjskës në Kosovë është i pandërgjegjshëm dhe dëmton thellësisht besimin e nevojshëm për normalizim. Menjëherë pas atyre sulmeve, ne i bëmë thirrje Serbisë që ta hidhte një hap të tillë, dhe fatkeqësisht, këtë thirrje tani na duhet ta përsërisim sërish sot”, thuhet ne deklaratën e misionit të SHBA-së./ZËRI

Poll

MOS HUMB