WASHINGTON- Programi i Shpërblimeve për Drejtësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së ka kërkuar informacion mbi "udhëheqësit terroristë iranianë", përfshirë Mojtaba Khamenein. Departamenti i Shtetit e caktoi shpërblimin deri në 10 milionë dollarë dhe tha se informacioni mund t’i bënte njerëzit të pranueshëm për “zhvendosje” nga vendi ku ndodhen.
“Këta individë komandojnë dhe drejtojnë elementë të ndryshëm të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit, i cili planifikon, organizon dhe ekzekuton terrorizëm në të gjithë botën”, thuhej në postim.
Zyrtarët për të cilët SHBA-të po kërkojnë informacione përfshijnë:
Ministri i Inteligjencës, Esmail Khatib,
Zëvendës Shefi i Shtabit Ali Asghar Hejazi
Gjeneral Major Jahja Rahim Safavi
Gjeneral brigade Eskandar Momeni
Sekretari i Këshillit të Lartë, Ali Larijani
Got information on these Iranian terrorist leaders?
— Rewards for Justice (@RFJ_USA) March 13, 2026
Send us a tip. It could make you eligible for a reward and relocation. pic.twitter.com/y7avkqdGWw
Më herët sot, Larijani iu bashkua protestave të Ditës së Kudsit në Teheran dhe postoi fotografi të pjesëmarrjes së tij.
SHBA-të dhe Izraeli nisën atë që e përshkruan si një sulm parandalues kundër Iranit më 28 shkurt, duke pretenduar se Teherani po zhvillonte një armë bërthamore dhe po paraqiste një kërcënim - një akuzë që Irani e ka mohuar. Në përgjigje, Irani nisi kundërsulme, duke qëlluar raketa dhe dronë drejt Izraelit, si dhe ndaj aseteve amerikane dhe objektivave të tjera në të gjithë Lindjen e Mesme./ZËRI