Bota

Shembet dyshemeja e lokalit, 35 të plagosur gjatë dasmës në Itali, mes tyre nusja dhe dhëndri

6 persona janë dërguar me kodin e kuq si pasojë e dëmtimeve në spital, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën

E.K
Shembet dyshemeja e lokalit, 35 të plagosur gjatë dasmës në
Pamje nga vendngjarja

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Toskana, ku si pasojë e dhembjes së tavanit gjatë një ceremonie martesore kanë mbetur të plagosur dhjetëra persona. Sipas mediave italiane, dyshemeja e një lokali la të plagosur të paktën 35 persona, 6 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Numri u bë publik nga autoriteti qendror shëndetësor i Toskanës pas pasigurisë fillestare për numrin e saktë të të plagosurve. Aksidenti ndodhi në Pontelungo, në periferi të qytetit, në ish-manastirin Giaçherino që përdorej si vend feste. Mes të shtruarve në spital janë edhe dhëndri dhe nusja.

Shembet dyshemeja e lokalit, 35 të plagosur gjatë dasmës në
Pamje nga ngjarja

Shembja ka ndodhur në një sallë në katin e parë të ish-manastirit. Disa të ftuar ishin larguar nga festa, por rreth gjashtëdhjetë persona, kryesisht të rinj, mbetën brenda lokalit dhe po kërcenin kur dyshemeja papritmas u rrëzua. Vrima gëlltiti të pranishmit që u gjendën në katin përdhes, të mbuluar nga mbeturinat. 

Shembet dyshemeja e lokalit, 35 të plagosur gjatë dasmës në
Pamje nga ngjarja

Dymbëdhjetë të plagosur u transportuan në spitalin San Jacopo në Pistoia, të tjerët në spitalet e Luça, Pescia, Prato, Careggi dhe Torregali. Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur me kodin e kuq, por që sipas njoftimit të organit shëndetësor nuk janë në rrezik për jetën. 

Kamarierja: "Dëgjova të bërtitura dhe të qara"

“Kemi parë tavolina dhe gota të hedhura sepse të gjithë ishin të frikësuar, kur dëgjuan zhurmën e madhe, zbritëm duke kaluar pranë dhomës ku ishte shembur dyshemeja dhe njerëzit e tjerë kishin rënë dhe kishte shumë pluhur, nuk mund të shihnim asgjë". Ajo rrëfen më tej: “Isha unë dhe një kolegu im që dëgjuam britma dhe njerëz të dëshpëruar që qanin". 

Shembet dyshemeja e lokalit, 35 të plagosur gjatë dasmës në

/ZËRI 

 

Poll

MOS HUMB