Bota

Shembja e urës në SHBA/ Autoritetet: E njëta anije u përfshi në një incident në Belgjikë në vitin 2016

Ndërkohë raportohet se anija e mallrave Dali që goditi urën Francis Scott Key në Baltimore të martën u përfshi në një "incident" në portin e Antwerp në Belgjikë në vitin 2016.

E.K
Shembja e urës në SHBA/ Autoritetet: E njëta anije u përfshi
Pamje nga vendi i ngjarjes

SHBA- Operacionet e zhytjes kanë filluar si pjesë e operacioneve të vazhdueshme të kërkimit dhe shpëtimit pas rënies së urës Francis Scott Key në Baltimore, Maryland. Këtë e bëri me dije ekzekutivi i kontesë Baltimore, Johnny Olszewski në një prononcim për CNN.

"Me lindjen e diellit, ne jemi më në fund në gjendje të hyjmë dhe të fillojmë operacionet e zhytjes," tha Olszewski, duke folur me Sara Sidner të CNN të martën në mëngjes. 

"Fatkeqësisht, ne nuk ishim në gjendje ta bënim këtë më parë."

Ekzekutivi i qarkut vuri në dukje se një hetim për atë që ndodhi është në vazhdim, por se fokusi mbetet në kërkim-shpëtim. Olszewski tha se "inteligjenca më e fundit" e qarkut është se ka "të paktën shtatë persona që janë prekur".

"Kushtet janë të vështira," tha Olszewski. 

“Po flasim për një portë kanali të thellë. Është 40, 50 metra ujë, rryma të forta. Moti është me erë, uji është i ftohtë. Dhe kështu ne sigurisht shqetësohemi për ata që janë në ujë, për të mos përmendur rënien nga ura.”

Olszewski përsëriti se kishte pasur individë që punonin në urë në kohën e shembjes. 

"Ne kemi identifikuar gjithashtu, se kishte makina në urë," tha ai.

“Ndihet si një makth për të gjithë ne në rajonin e Baltimores së Madhe,” shtoi Olszewski.

Anija me kontejnerë Dali, e cila sapo ishte larguar nga porti i Baltimores dhe ishte rrugës për në Colombo, Sri Lanka, nuk po komandohej nga ekuipazhi i saj, por nga kapitenë vendas që përdoren posaçërisht për të shmangur aksidente si ai që ndodhi herët të marten.

Ndërkohë raportohet se anija e mallrave Dali që goditi urën Francis Scott Key në Baltimore të martën u përfshi në një "incident" në portin e Antwerp në Belgjikë në vitin 2016, konfirmuan autoritetet portuale për CNN. /ZËRI

Poll

MOS HUMB