
SHBA- Dy personat e parë janë nxjerrë me shenja jete këtë të martë nga uji në Baltimore pas shembjes së urës të shkaktuar nga përplasja e një anije mallrrash me të, ç’ka solli dhe shembjen. Sipas autoriteteve një prej personave është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa tjetri është në gjendje të stabilizuar.
Kryetari i Bashkisë së Baltimore Brandon Scott e përshkroi incidentin si një "tragjedi të paimagjinueshme" dhe se zyra e tij po punonte me çdo pjesë të qeverisë për të "kaluar këtë tragjedi". Ai shtoi se zyrtarët po hetonin nëse kishte një derdhje të mundshme të naftës në lumë.
Shefi i zjarrfikësve tha se "nuk ka absolutisht asnjë tregues se ky është terrorizëm". Ndërkohë vijon puna e ekipeve të shpëtimit./ZËRI