Bota

Shembja e urës në SHBA/ Asnjë shpresë për 6 personat e humbur, konfirmohen të pajetë

Përplasja ndodhi në mes të natës, para se ura të ishte e frekuentuar. Ura është e gjatë 2.6 kilometra dhe vitin e kaluar u përdor nga 12 milionë makina.

a.l
Shembja e urës në SHBA/ Asnjë shpresë për 6 personat e
Baltimore

BOTË- Asnjë gjurmë nga 6 personat që u raportuan të zhdukur pas shembjes së urës në Baltimor. Autoritetet i kanë konfirmuar të pajetë. 

Ekipi i anijes së mallrave lëshoi një alarm disa çaste para se të përplasej me urën Francis Scott Key, duke u mundësuar autoriteteve që të kufizonin qarkullimin e makinave mbi urë. Pasi anija goditi një prej shtyllave mbështetëse të urës, struktura e urës u shemb menjëherë, shkruajnë mediat e huaja. 

Me anijen që ishte nisur drejt urës me një shpejtësi të madhe, autoritetet kishin mjaftueshëm kohë që të ndalonin makinat e tjera të kalonin mbi urë. 

Përplasja ndodhi në mes të natës, para se ura të ishte e frekuentuar. Ura është e gjatë 2.6 kilometra dhe vitin e kaluar u përdor nga 12 milionë makina. Gjashtë personat që janë të zhdukur, dhe që besohet se kanë vdekur, ishin pjesë e ekipit të ndërtimit që po punonin në një intervenim në urë, tha sekretari i Transportit në Merilend, Paul Wiedefeld./ZËRI

Poll

MOS HUMB