Bota

Shënohet një tjetër incident në Kosovë, shpërthimi lë Veriun e vendit pa ujë të pijshëm

Policia e Kosovës ka konfirmuar për mediat lokale në Kosovë se është dëgjuar një shpërthim në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, duke shtuar se ekipet policore po punojnë që ta zbardhin rastin.

F.m
Shënohet një tjetër incident në Kosovë, shpërthimi
Foto Ilustruese

KOSOVË- Një tjetër incident është regjistruar në Kosovë mbrëmjen e sotme. Një shpërthim ka ndodhur në fshatin Varagë të Zubin Potokut dhe ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për mediat lokale në Kosovë se është dëgjuar një shpërthim në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, duke shtuar se ekipet policore po punojnë që ta zbardhin rastin.

Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” është shoqëri aksionare me seli në Prishtinë dhe është ndërmarrje shumëfunksionale e cila furnizon industrinë, ujësjellësit dhe bujqësinë me ujë të papërpunuar si dhe prodhon energji elektrike nga Hidrocentrali i Ujmanit.

Pas këtij shpërthimi, është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm për shkak të dëmtimit të kanalit.

Nga Ujmani furnizohen me ujë 7 komuna, në jug dhe veri të lumit Ibër; Mitrovica e Jugut dhe e Veriut, Zveçani, Vushtrria, Gllogoci, Skenderaj dhe një pjesë e Prishtinës.

Policia ka lajmëruar se do të shtojë prezencën në terren. Ky nuk është incidenti i parë. Dy ditë më parë, më 27 nëntor, autoritetet njoftuan se stacioni policor në Zveçan ishte sulmuar me dy granata dore. Edhe këtë pasdite, Policia bëri të ditur se është sulmuar me granatë dore edhe ndërtesa e Komunës së Zveçanit.

Poll

MOS HUMB