
SHBA- Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump u gjobit me 10,000 dollarë këtë të mërkurën, pasi gjykatësi i Nju Jorkut, i cili po shqyrton dosjen e tij për mashtrim civil tha se ish-presidenti shkeli një urdhër ‘’gag’’ për të dytën herë.
Gjykatësi Arthur Engoron më 3 tetor e ndaloi Trumpin që të përçmonte stafin e gjykatës pasi Trump shpërndau në rrjetet sociale një foto të nëpunësit kryesor të gjykatësit duke pozuar me liderin e shumicës në Senatin amerikan Chuck Schumer, një demokrat, dhe e quajti në mënyrë fyese të ‘’dashurën" e Schumer-it.
"Ky gjyqtar është një gjyqtar shumë partizan, me një person që është shumë partizan që ulet përkrah tij, ndoshta edhe shumë, më partizan se ai”, tha Trump për mediat.
Engoron, duke supozuar se Trump po i referohej nëpunësit të tij, i quajti komentet një shkelje "të hapur" të urdhrit të ‘’gag’’. Gjykatësi vendosi gjobën pasi Trump u ndal shkurtimisht në qëndrimin e dëshmitarit për të bërë pyetje./Zëri.ai