
KOLUMBI- Një biolog 42-vjeçar italian u gjet i vdekur dhe i copëtuar brenda një valixhe në Santa Marta, Kolumbi, vetëm dy ditë pasi u shpall i zhdukur. Sipas mediave lokale, Alessandro Coati kishte mbërritur në Kolumbi të enjten, më 3 prill për punë vullnetare. Herën e fundit që ai është parë ishte mbrëmjen e së premtes së 4 prillit.
Ai doli nga bujtina ku qëndronte, duke kërkuar informacion për të shkuar në Minka, ndërsa shprehu interesin për të studiuar kafshët e egra lokale. Kur ai nuk u kthye, miqtë dhe stafi i hotelit filluan ta kërkonin.
Të dielën, më 6 prill, Policia e Santa Martës zbuloi një valixhe që përmbante një trup të prerë. Një njërën nga duart mbante byzylykun e hotelit, i cili ndihmoi në identifikimin e viktimës.
Coati kishte dhënë dorëheqjen nga pozicioni i tij në Shoqërinë Mbretërore të Biologjisë në Londër në dhjetor 2024 për të udhëtuar dhe vullnetarizuar në Amerikën e Jugut. Një shpërblim prej 50 milionë pesos (rreth 11,200 dollarë) po ofrohet për këdo që jep informacion që çon në arrestimin e vrasësve.
Konsullata italiane në Kolumbi ende nuk ka komentuar zyrtarisht rastin./ZËRI