
BRITANI E MADHE- Ish-shoferi i Princeshës Diana, Steve Davies, ka thyer heshtjen pas 27 vitesh nga aksidenti tragjik që i mori jetën Diana Frances Spencer. Ai thotë se po të kishte qenë ai në drejtimin e timonit natën e ngjarjes, aksidenti do të ishte shmangur dhe Diana do të ishte ende gjallë.

Diana, gruaja e parë e mbretit Charles III dhe nëna e Princit William dhe Princit Harry, vdiq tragjikisht në moshën 36-vjeçare pas një aksidenti me makinë. Princesha e Uellsit ndërroi jetë nga lëndimet e shumta të marra në aksidentin që ndodhi në tunelin Pont de l'Alma në Paris më 31 gusht 1997. E gjitha ndodhi kur Princesha Diana dhe partneri i saj Dodi Al Fayed ishin në mjet me shoferin e tyre, Henri Paul. Dyshja po ndiqej nga paparacët kur automjeti i tyre u përplas në një kolonë mbështetëse të urës. Shoferi dhe Dodi vdiqën në vend nga përplasja, ndërsa Diana vdiq disa orë më vonë në spital.
Dhe tani, gati tre dekada pas vdekjes së saj të parakohshme, ish-shoferi i Princeshës Diana, i cili punoi për të për 8 vite, pretendon se nëse ai do të ishte personi pas timonit, ajo do të ishte ende gjallë. Në një intervistë për "US Sun", Davies tha: Unë isha i gatshëm që të merrja dhe një plumb për Dianën. Puna ime ishte jeta ime. Unë isha gjithmonë aty për të. Nga puna e ëndrrave kalova në nevojën për të filluar përsëri nga e para. Gjithçka që di është se nëse jeta do të kishte marrë një trajektore ndryshe, unë do ta kisha ngarë makinën atë natë në Paris dhe ajo do të ishte ende këtu me ne sot...sepse do të kisha qenë unë personi që do e mbante të sigurtë. Nuk do t’i lija kurrë gjërat të ndodhnin ashtu siç bënë atë natë. Gjithmonë kam marrë masa paraprake shtesë kur është fjala për sigurinë e saj. E kam çuar në një tjetër situatë dhe gjithmonë i kam kushtuar rëndësi çdo gjëje të vogël, gjithmonë kam insistuar të vendos rripin e sigurimit dhe i kam kontrolluar me kujdes të gjitha kushtet para se të shkoj kudo me makinë”, përfundoi ai.
Gazetari i BBC-së Martin Bashir i dha fund karrierës së tij mbretërore si shofer personal i Dianës. Sidoqoftë, duhej të kalonte një çerek shekulli para se Davies ta zbulonte dhe të mësonte të vërtetën rastësisht nga një episod i serialit “The Crown”.
Në një takim sekret me princeshën dhe vëllain e saj Charles Spencer në shtator të atij viti, Bashir pretendoi se miqtë dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të Dianës ishin të gjithë pjesë e një komploti të thellë shtetëror kundër saj. Gazetari e përmendi në mënyrë specifike Steve si një spiun gazete dhe paralajmëroi Dianën se makina e saj po ndiqej dhe përgjohej.
Ky version, pra u zbulua shumë më vonë, ndërsa Davies u pushua nga pozicioni i tij si shofer i Princeshës Diana në 1996 pa asnjë shpjegim./ZËRI