
LONDËR- Sekretarja e Brendshme Britanike Yvette Cooper ka mbrojtur marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë lidhur me kampet e refugjatëve që do të mbahen në vendin tonë. Ajo tha se kjo është një marrëveshje ndryshe nga i Rishi Sunak për dërgimin e emigrantëve në Ruandë.
Sipas skemës së konservatorëve, të cilën laburistët e hoqën menjëherë pas zgjedhjeve të përgjithshme, azilkërkuesit do të ishin dëbuar përgjithmonë në Ruandë. Ndërsa, sipas Cooper, Shqipëria do të pranojë azilkërkuesit në emër të Italisë, ndërkohë që kërkesat e tyre për qëndrim do të shqyrtohen. Emigrantëve që do t’i refuzohen kërkesat për azil do të dërgohen sërish në vendet e tyre, ndërsa atyre që do t’i pranohet kërkesa do të dërgohen në Itali. Përpara një vizite në Romë për të takuar kryeministren italiane Giorgia Meloni, Sir Keir Starmer, gjithashtu edhe ai tha se është “i interesuar” për marrëveshjen e Italisë me Shqipërinë.
Cooper gjithashtu u pyet pyetur nesë do të konsideronte finalizimin e një marrëveshje të njëjtë si ajo e Italisë me Shqipërinë ajo tha se do të shohë si do të funksionoj kjo.
“Do të shohim. Është herjet, dua të shoh sesi do të funksinoj kjo, të gjithë duan të shohin si do të funksionoj kjo. Është shumë, shumë herët”, tha Cooper. Deklarat e saj vjen pas takimit të kryeministrit britanik, Kier Starmer dhe homologes së tij italiane Giorgia Meloni.
Po ashtu edhe Home Office ka shprehur të njëjtin mendim për realizimin e kësaj marrëveshje mes Italisë dhe Shqipërisë pasi është hera e parë që krijohet një e tillë mes dy shteteve.
Gjatë vizitës së tij në Romë, Sir Keir u duk se minimizoi interesin e Britanisë për të përsëritur skemën, në vend të kësaj tha se suksesi i Italisë në uljen e numrit të emigrantëve që kalojnë Mesdheun duket se është për shkak të punës që është bërë në disa nga vendet ku njerëzit po vijnë. Një aspekt kyç i qasjes së kryeministrit italian ndaj emigrantëve që kalojnë Mesdheun në Itali janë marrëveshjet financiare me vende të tilla si Tunizia dhe Libia për të ndaluar anijet që nisen nga Afrika e Veriut.
Por, e pyetur nëse laburistët do ta konsideronin një skemë të tillë, Cooper tha për Good Morning Britain tha se skema është shumë e ndryshme dhe nuk e kupton si do të funksionoj pasi është hera e parë që realizohet një marrëveshje e tillë.
“Është shumë, shumë ndryshe, ende nuk po funksionon, kështu që ne nuk e dimë se si do të shkojë por kjo është një qasje shumë e ndryshme. Para së gjithash, qendrat do të mbikqyren nga autoritetet italiane dhe gjithashtu nga UNHCR, ndaj po monitorohet për t'u siguruar që ajo përmbush standardet ndërkombëtare”, tha Cooper.
Ndërsa deputetët laburist i kërkuan Starmer të distancohet nga qasja e Meloni pasi kjo marrëveshje është përshkruar so një plan abuzimi me emigrantët.
“Qasja e Italisë dhe Shqipërisë ndaj migracionit është përshkruar si një 'model keqmenaxhimi dhe një plan për abuzim' nga Human Rights Ëatch. Është shqetësuese që Starmer po kërkon të nxjerrë mësime nga një qeveri neofashiste, veçanërisht pas trazirave kundër refugjatëve dhe terrorizmit racist të së djathtës ekstreme që përfshiu Britaninë këtë verë. A nuk kemi mësuar asgjë nga dështimet e konservatorëve?”, thanë deputetët laburist. /ZËRI