Bota

Çfarë dihet për Ryan Wesley Routh, e vetmja e dhënë e fortë që FBI ka për sulmin ndaj Trump

Ryan Wesley Routh nuk ka asnjë trajnim ushtarak, megjithëse u përpoq të rekrutonte vullnetarë për të luftuar kundër forcave ruse që pushtuan Ukrainën.

k.m.
Çfarë dihet për Ryan Wesley Routh, e vetmja e dhënë e
Ryan Wesley Routh

SHBA- Ryan Wesley Routh, një ish-kontraktor ndërtimi është i dyshuari kryesor në përpjekjen për të vrarë kandidatin e republikanëve për president, Donald Trump. Ky i fundit në momentin e ngjarjes, po luante golf në Palm Beach. Është hera e dytë që Trump përballet me një atentat dhe Shërbimi Sekret nuk arrin të mbrojë ish-presidentin republikan.

Ryan Wesley Routh nuk ka asnjë trajnim ushtarak, megjithëse u përpoq të rekrutonte vullnetarë për të luftuar kundër forcave ruse që pushtuan Ukrainën.

"Unë jam i gatshëm të fluturoj në Krakov. Jam i gatshëm për të dalë vullnetar, për të luftuar dhe për të vdekur,"-postoi Routh në X (ish-Tëitter) në fillim të vitit 2022.

Si ndodhi ngjarja?

Agjentët e Shërbimit Sekret po lëviznin prapa dhe përpara mjetit që po përdorte në fushën e golfit, kur vunë re një tytë pushke që kishte marrë drejtimin e tyre. Pa humbur asnjë sekondë, roja qëlloi.

"Kishte katër të shtëna,"- zbuloi Rafael Barros, një agjent special i vendosur në Miami.

Pasi iu kundërpërgjigjën me të shtëna, Routh e braktisi armën e tij, bashkë me dy çanta shpine dhe një kamerë GoPro që kishte me vete dhe hipi në kamionin e tij të zi "Nissan". Në atë moment, një banor i zonës ka bërë një foto, të cilën e vendosi në dispozicion të autoriteteve vendore. 

Pak më vonë, 60 kilometra larg klubit të golfit, Routh u arrestua në autostradën I-95.

Në kohën e sulmit, Trump po luante golf me Steve Witkoff , një investitor i pasurive të paluajtshme në Nju Jork. Kur u dëgjuan të shtënat, të dy miqtë ishin në vrimën e gjashtë dhe po flisnin për fushatën presidenciale. Pa humbur asnjë sekondë, roja i shërbimit sekret mbrojti Trump dhe ëitkoff me trupin e tij.

Shërbimi Sekret përforcoi ekipin e mbrojtjes së Trump pas atentatit në Butler, Pensilvani, më 13 korrik. Ky përforcim, i cili përfshin agjentë shtesë dhe inteligjencë më të mirë në terren, mund të kishte luajtur një rol kyç në parandalimin e një sulmi të drejtpërdrejtë ndaj ish-presidentit. 

Një zëdhënës i administratës Biden tha se ende nuk ka ende indikacione që e lidhin Routh me një organizatë politike ose një komplot nga jashtë vendit. 7 javë para zgjedhjeve , siguria e Trump u bë çështje shtetërore. Kandidati republikan deri më tani ka qenë shënjestra e dy atentateve në një kohë të shkurtër dhe kontrollet e sigurisë kanë dështuar herë pas here.

Aktualisht, Routh është në paraburgim dhe po merret në pyetje nga agjentët e FBI-së./ZËRI

Poll

MOS HUMB