
SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka thyer heshtjen pas akuzave të bëra se babai i tij biologjik është Fahri Musliu nga Kosova. Në një videomesazh, pjesë e të cilit ishte dhe babai i tij Vuçiç shprehet se këto janë shpifje brutale që vijnë në prag të zgjedhjeve të reja.
Aleksandër Vuçiç: Të dashur qytetarë, kur shpalla zgjedhjet, kërkova që aktorët politikë të marrin pjesë në një lojë të ndershme. Të konkurrojnë me programet, planet, synimet e tyre për të ardhmen e vendit tonë. Është për të ardhur keq, por fushata filloi me fyerje brutale, sulme, të tilla si të cilat nuk i kemi parë për shumë vite, ndoshta edhe dekada. Dhe jo vetëm në vendin tonë, por edhe më gjerë. Ka shkruar për ata që nuk e dinë se kam mohuar se njëfarë zoti Fahri Musliju është babai im, duke dashur që ata të thonë se në fakt ai është. Unë jam krenar për babanë tim dhe ai është shumë më i mirë se unë dhe kam mësuar shumë prej tij. Dhe për nënën time, e di sa e ndershme, e nderuar dhe besnike ishte ajo ndaj tij, familjes dhe vendit. Dhe më lejoni t'ju them edhe një gjë, babai im është Angjelko, e dua pafund dhe do t'i shpëtojmë të gjitha familjet në Serbi dhe do ta shpëtojmë Serbinë nga ju, të papërgjegjshëm, nga ju të përndjekurve, nga ju që do të shkatërroni gjithçka që vendi ka bërë.
View this post on Instagram
Vuçiç tha se deklaratat e bëra për familjen e tij janë sulme që nuk prekin vetëm atë port ë gjithë qytetarët serbë.
Aleksandër Vuçiç: Ne do t'i përgjigjemi rezultateve të punës sonë, do t'i përgjigjemi asaj që do të bëjmë në të ardhmen. Por ata politikanë që mbrëmë tentuan të sulmojnë familjen Vuçiç përmes mediave të tyre, nuk sulmuan vetëm familjen tonë, nuk sulmuan nënën time, gruan e babait tim, si dhe mua dhe babain tim, ata sulmuan çdo familje serbe në Serbi. Ata duan shkatërrimin e familjeve tona.
Ky reagim i Vuçiç vjen pas publikimit të një shkrimi në median “Danas” me titull “Një shqiptar në Beograd” ku ngriheshin pretendime për atësinë e presidentit serb. Ky i fundit i kishte mohuar atëherë por sërish pati deklarata të forta kundër tij që pretendonin se babai i tij biologjik është Fahri Musliu nga Kosova./Zëri.ai