Bota

Si u shmang sulmi terrorist në Berlin gjatë Finales së Euro 2024

Sipas informacioneve të “BILD” ata janë mbështetës të ISIS, ndërsa thuhet se vëzhgoheshin nga Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës.

I.F
Si u shmang sulmi terrorist në Berlin gjatë Finales së Euro 2024
Foto ilustruese

BERLIN- Një sulm mund të kishte shkaktuar shumë vdekje dhe lëndime në finalen e Euro 2024 në Gjermani. Sipas mediave të huaja, disa persona vëzhguan Braitsheidplac (sheshi i madh publik) të Berlinit në fundjavë para finales së Kampionatit Europian, por sulmi i mundshëm u parandalua nga shërbimet e sigurisë.

“BILD” shkruan se pesë ekstremistët kanë bërë fotografi të ndryshme të Kishës Memorial dhe zonës përreth me telefonat e tyre celularë më 13 korrik në Breitscheidplatz. Sipas informacioneve të “BILD” ata janë mbështetës të ISIS, ndërsa thuhet se vëzhgoheshin nga Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës.

Të dielën në mëngjes, një SEK (njësitë e reagimit special të forcave të policisë së shtetit gjerman) mbërriti në banesën e një të dyshuari kryesor në qytetin e Potsdamit.

“Masat policore u kryen nga Policia e Brandenburgut dhe Policia e Berlinit në bazë të ligjit të urgjencës policore, në lidhje me një tregues të menjëhershëm të rrezikut nga spektri islamik”, tha zëdhënësja e policisë, Beate Ostertag.

Në operacion u përfshinë edhe forca të komandove të operacioneve speciale nga Brandenburgu dhe Berlini. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB