
FRANCË- Një Macron ndryshe nga ai me të cilin jemi mësuar është prezantuar për publikun nga fotografi zyrtar i presidentit francez, Soazig de la Moissonnière. Ky i fundit ka publikuar në Instagram foto ku shihet lideri francez duke u stërvitur në boks. Në fotot e postuara Emmanuel Macron duket më i vendosur dhe...luftarak se kurrë, teksa shikon thesin e boksit dhe e godet me grusht.
View this post on Instagram
Sipas faqes franceze femmeactuelle.fr, boksi ka qenë prej shumë vitesh një nga argëtimet e preferuara të presidentit francez, i cili e lejon atë të qëndrojë në formë, por edhe të “shfryjë” nervat, në mënyrë që të përballet më i qetë me përgjegjësitë e panumërta të jetës së tij të përditshme.
Në një intervistë për Paris Match vitin e kaluar, Brigitte Macron përmendi se burri i saj stërvitet në boks dy herë në javë. Por përveçse një sport i preferuar që e ushtron privatisht, boksi është për presidentin francez dhe... mjet, pasi në vitin 2017 nuk hezitoi të vishte dorezat në publik për të mbështetur ofertën e Parisit për Lojërat Olimpike 2024./ZËRI