Bota

"Situata po komplikohet", Vuçiç takon Lajçak: Bisedë e vështirë për Kosovën

Vuçiç u shpreh se biseda për Kosovën dhe Republikën Sprska ishte e vështirë.

f.t
"Situata po komplikohet", Vuçiç takon Lajçak:
Aleksandër Vuçiç dhe Miroslav Lajçak

BOSNJË-HERCEGOVINË- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka takuar sot në Mostar, në kuadër të vizitës së tij të punës në Bosnje dhe Hercegovinë, përfaqësuesin e dërguar të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak. Vuçiç u shpreh se biseda për Kosovën dhe Republikën Sprska ishte e vështirë, shkruan Blic.rs.

'Vështirë, për gjithçka edhe për Kosovën, edhe për Republikën Srpska, shumë e vështirë. Situata është gjithnjë e më e ndërlikuar. Gjithmonë më duhen një ose dy ditë për të menduar se çfarë do të thoja dhe çfarë mund të bëjmë," - tha Vuçiç.

Vuçiç do të vizitojë edhe pavijonin serb në Panairin e Biznesit, ku do të prezantohen 26 kompanitë serbe nga sektorë të ndryshëm, duke prezantuar ofertën e tyre me qëllim të negocimit të marrëveshjeve të reja dhe rritjes së eksporteve në rajon dhe më gjerë. Në fund të vizitës, presidenti Vuçiç pritet të takohet me përfaqësuesit e serbëve nga Mostari./ZËRI

Poll

MOS HUMB